Zbulohen diamantet e rrallë blu në Afrikën e Jugut

schedule13:46 - 19 Shtator, 2020

schedule 13:46 - 19 Shtator, 2020

Një prodhues diamantesh njoftoi se kishte gjetur pesë gurë të çmuar blu, të konsideruar si ndër më të rrallët dhe më të vlefshmit në botë. “Petra Diamonds Limited” tha se gurët e çmuar Type IIb u zbuluan në minierën e saj Cullinan në Afrikën e Jugut.

Gurët kanë një madhësi që variojnë nga 9,61 deri në 25,75 karat. “Diamantet blu janë aq të rrallë sa nuk ka statistika zyrtare për to”, tha kompania në një deklaratë, duke shtuar se ishte e pazakontë të gjenden pesë gurë me cilësi të lartë në të njëjtën kohë.

Miniera Cullinan është një nga burimet më të rëndësishme në botë të diamanteve blu. Zbulimi i fundit ishte një gur i çmuar blu 20.08 karat i gjetur në shtator 2019, i cili u shit për 14.9 milion dollarë nga një blerës anonim. xh.d/abcnews.al