Gazetari i “ABC” Ermal Vija mëson detaje të reja nga operacioni antidrogë që është duke u zhvilluar në Tiranë në zonën e ish-parkut të autobusëve, ku u arrestuan disa persona, mes tyre një efektiv i RENEA-s, Real Luli.
SHÇBA goditi një grup shpërndarësish të lëndëve narkotike, ndërsa operacioni është ende në vazhdim me kontrolle në disa banesa.
Nga operacioni në zonën e ish-parkut të autobusëve është sekuestruar një sasi lënde narkotike, kokainë. Në vijim pritet që të ketë një njoftim zyrtar mbi bilancin e operacionit./ Abcnews.al

