Të dhënat e fundit të zbuluara prej e-maileve që kanë rrjedhur nga bërja e analizave të ADN-së kanë nxjerrë detaje të rendësishme sa i përket akuzave për kryerje të marrëdhënieve seksuale pa dëshirë me një modele ndaj Cristiano Ronaldos.
“The Sun” ka publikuar sëfundmi një informacion konfidencial sipas të cilit të dhënat e ADN-së së Ronaldos korrepondojnë me ato të gjetura në trupin e modeles që e akuzon për përdhunim, gjë e cila pritet të rëndojë situatën për sulmuesin juventin.
Gjithashtu britanikja raporton se sulmuesi i Juventusit i ka thënë avokatit të tij se marrëdhënia me modelen ka qënë jo konsensuale dhe ajo thërriste vazhdimisht “Jo”, “Jo”.
Mediat raportojnë se Ronaldo e pagoi 355 mijë euro modelen në momentin kur ajo u ankua fillimisht për këtë ngjarje me qëllim që të ruante konfidencialitetin për rastin në fjalë. /abcnews.al