Zbulimi tronditës i shkencëtarëve: Fusha magnetike e tokës po dobësohet

schedule10:13 - 22 Maj, 2020

schedule 10:13 - 22 Maj, 2020

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim tronditës – fusha magnetike e Tokës po dobësohet.

Fusha magnetike është jetike për jetën në planetin tonë, pasi ajo na mbron nga rrezatimi kozmik dhe grimcat e emetuara nga dielli.

Një rajon i madh me intensitet magnetik të zvogëluar është vërejtur midis Afrikës dhe Amerikës Jugore, të quajtur Anomalia e Atlantikut të Jugut, dhe ai ka formuar një qendër me intensitet minimal në vetëm pesë vjet, shkruan Daily Mail.

 

Studiuesit po aludojnë se dobësimi është një shenjë se Toka po shkon drejt një përmbysjeje të poleve, që ndodh  kur polet e veriut dhe të jugut ndërrojnë vendet  dhe hera e fundit që kjo ndodhi ishte 780,000 vjet më parë.

Kjo anomali po dëmton satelitët dhe avionët që fluturojnë nëpër zonë, pasi shumë prej tyre  po pësojnë probleme teknike.

Zbulimi është bërë nga një ekip në Agjencinë Europiane të Hapësirës (ESA) i cili mblodhi të dhëna nga yjësia e agjencisë Swarm, e cila është një grup satelitësh, raporton abcnews.al

Satelitet janë krijuar posaçërisht për të identifikuar dhe matur sinjalet e ndryshme magnetike që përbëjnë fushën magnetike të Tokës, dhe lejojnë ekspertët të dallojnë zonat që janë dobësuar.

 

ESA ka studiuar fushën magnetike që nga fundi i vitit 2013.

Fusha magnetike ka qenë në radarin e ekspertëve për vite me radhë,  ata e dinë që ajo ka humbur nëntë përqind të intensitetit të saj gjatë 200 viteve të fundit, raporton abcnews.al.

 

ESA thotë se kjo nuk është një shkak për alarm, duke shtuar se ‘rënia e intensitetit në Atlantikun Jugor tregon nivele normale të luhatjeve.’

Studiuesi kryesor Phil Livermore, një profesor  i gjeofizikës në Universitetin e Leeds, tha: ‘Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë më parë.

“Sipas parashikimeve tona poli do të vazhdojë të shkojë drejt Siberisë, por ne nuk mund të jemi të sigurt se çfarë do të ndodhë në të ardhmen,” tha ai për Live Science./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!