Zbulimi i gazit fosfinë në Venus është ndoshta fakti më i rëndësishëm në kërkimin e jetës jashtëtokësore, sipas NASA. Ata gjetën një lloj gazi që tregon ekzistencën kushteve të përshtatshme për jetesën e mikrobeve. Shkencëtarët thonë se ky zbulim tregon mundësinë e jetës përtej planetit Tokë.
Çfarë u zbulua
Një ekip shkencëtarësh ka zbuluar shenja të mundshme të jetës në Venus. Ata thanë se prania e gazit fosfinë në retë e Afërditës tregon se në këtë planet mund të banojnë mikrobe. Studiuesit nuk i zbuluan format aktuale të jetës, por thanë se në Tokë fosfina prodhohet nga baktere që rriten në mjedise me mungesë oksigjeni, transmeton abcnews.al
“Unë isha shumë e befasuar – e shtangur, në fakt”, tha astronomja Jane Greaves, nga Universiteti Cardiff në Uells, autore kryesore e kërkimit.
Jim Bridenstine, administrator i NASA, tha se mund të ketë ardhur koha që t’i jepet përparësi Venusit për misionet planetare kërkimore. Venusi deri më tani, nuk ka qenë fokusi i kërkimeve të jetës në sistemin diellor.
Life on Venus? The discovery of phosphine, a byproduct of anaerobic biology, is the most significant development yet in building the case for life off Earth. About 10 years ago NASA discovered microbial life at 120,000ft in Earth’s upper atmosphere. It’s time to prioritize Venus. https://t.co/hm8TOEQ9es
— Jim Bridenstine (@JimBridenstine) September 14, 2020
Pjesa më e madhe e përpjekjeve është përqendruar në Mars. Fosfina është një përbërje kimike inorganike e fosforit dhe hidrogjenit, shumë e dëmshme për njerëzit, transmeton abcnews.al
Teleskopët, të tillë si ata që u përdoren në këtë studim, i kanë ndihmuar shkencëtarët të studiojnë përbërjen kimike dhe vetitë e tjera të trupave qiellorë. Afërdita është planeti më i afërt fqinj i Tokës dhe është e ngjashme në strukturë.
Ambienti i Venusit është në të njëjtën kohë “armiqësor” ndaj fosfinës. Sipërfaqja dhe atmosfera e tij përmbajnë përbërje të oksigjenit që do të reagonin në bashkëveprim shumë shpejt me fosfinën dhe do ta shkatërronin atë.
Në të kaluarën, anijet hapësinore robotike kanë eksploruar Venusin, por tani mund të duhet të organizohet një mision i ri për të konfirmuar ekzistencën e jetës atje. s.ba/abcnews.al