Zbulimi i varrezës masive në Kizhevak u ka dhënë shpresë njerëzve, nënave dhe baballarëve dhe familjeve që i kanë humbur më të dashurit e tyre, si djemtë, vajzat apo prindërit që u janë marrë nga forcat serbe dhe që janë zhdukur më pas.
Lexo edhe: Shefi i EULEX-it kujton takimin me Rugovën: E gjeta në një dhomë plot tym
Por, kreu i parlamentit serb Daçiç u ankua pse serbët po jepnin informacione për lokacionet e varrezave dhe e bëri atë publikisht në një emision televiziv.
Për këtë deklaratë ka reaguar kreu i EULEX-it në Kosovë Lars-Gunnar Wigemark, i cili u shpreh në emisionin “Ballkan” se është gabim t’u thuash njerëzve të mos japin informacione.
Lexo edhe: Kreu i EULEX-it: Shkodra e biçikletave, varrezat masive dhe krerët e UÇK-së në Hagë
Pjesë nga intervista
ABC: Po, mirë, le t’i kthehemi Kosovës. Në fakt ka pasur disa zhvillime të reja të cilat i japin shpresë njerëzve dhe nënave dhe baballarëve dhe familjeve që i kanë humbur më të dashurit e tyre, si djemtë apo vajzat ose prindërit, apo fëmijët që u janë marrë nga forcat serbe dhe që janë zhdukkur më pas. Po flas për Kizhevakun. Unë e di që ju keni qenë të përfshirë në Kizhevak me ekspertët tuaj. Si e morët vesh ju për Kizhevakun,lidhur me lokacionin apo vendndodhjen e saktë?
Shefi i EULEX-it: Shihni, ky lokacion i caktuar ishte identifikuar rreth një viti më parë nga dy prej ekspertëve tanë mjekoligjorë, të cilët kanë shumë përvojë, unë e njoh njërin prej tyre sepse ai ka punuar edhe në Bosnjë në Sarajevë në kohën kur unë isha atje disa vite më parë. Ata i kanë shikuar hartat nga një fotografi ajrore që ishte bërë qysh në vitin 1999 dhe pastaj kërkuan që të bëhej fotografimi nga ajri tani në vitin 2019, pra 20 vite më pas, dhe ata vunë re se kishte disa dallime në sipërfaqen e tokës dhe kështu e identifikuan këtë lokacion të saktë ku më pas, pra tani u bënë gërmimet. Njëri prej tyre është Krasimiri nga Bullgaria, ani në fakt doli nga karantina dhe shkoi drejt e në pjesën jugore të Serbisë për të qenë aty kur të fillonin gërmimet. Siç e dini, kjo punë është duke vazhduar ende dhe do të thosha se është një punë e përbashkët e Kosovës dhe Serbisë dhe EULEX-it. Megjithatë, unë nuk dua të mburrem, por, në fakt, nuk mendoj se ky lokacion do të gjendej pa EULEX-in, dhe pa ekspertët që e kanë analizuar këtë duke filluar më shumë se një vit më parë. Ne e kemi ditur për këtë zonë të përgjithshme duke filluar në vitin 2014. Ne këtu bashkëpunojmë shumë ngushtë.
ABC: Si e keni ditur në vitin 2014? A keni pasur ndonjë dëshmitarë apo dëshmi ose diçka tjetër?
Shefi i EULEX-it: Edhe një herë, unë mendoj se kjo ishte kryesisht në bazë të analizimit të fotografive ajrore.
ABC: Nuk kishte dëshmitarë?
Shefi i EULEX-it: Në këtë pikë ka pasur edhe deklarata të dëshmitarëve gjithashtu.
ABC: Supozoj të kenë qenë nga ana serbe?
Shefi i EULEX-it: Nuk jam i sigurt nëse kanë qene nga ana serbe apo nga kjo anë. Por ne kemi punuar.
ABC: Kush mund ta dijë nëse aty nuk ishte dikush që e ka parë këtë zonë, ose e ka ngarë kamionin apo ka qenë aty rrotull?
Shefi i EULEX-it: Ka shumë informata rrotull, e keni parasysh, filloni të kaloni nëpër dosjet e vjetra, nëse keni mbamendje institucionale si disa nga ekspertët tanë, në veçanti Tarja Formistoe cila ka 10 vite që është duke punuar këtu. Ajo aktualisht është Zëvendës-Drejtoreshë ëe Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, dhe më duhet ta them se, Tarja është një pjesë e jona, institucion këtu në Kosovë.
ABC: Kujtesë institucionale.
Shefi i EULEX-it: Ekzistojnë edhe lokacione tjera gjithashtu, siç edhe është përfolur shumë gjatë këtyre ditëve në media.
ABC: Unë insistoj, Ambasador, për shkak se është shumë e rëndësishme që të kemi këta dëshmitarë, këto dëshmi, që t’i kërkojmë të gërmojë për pjesën e mbetur të lokacioneve.
Shefi i EULEX-it: Natyrisht.
ABC: Sepse, e keni parasysh, janë edhe rreth 1600 e më shumë të zhdukur ende. Prandaj, është me rëndësi që kur të keni pak a shumë dëshmi të sakta dhe pastaj mund t’i analizoni fotografitë ajrore dhe ta vazhdoni nëpër këtë proces. Por, kjo është e rëndësishme, që njerëzit po flasin për këtë, për të dhënë informacione.
Shefi i EULEX-it: Absolutisht. Fatkeqësisht, mendoj frika në Kosovë dhe Serbi, ka pasur shumë frikësime të dëshmitarëve, kurse njerëzit nganjëherë kanë frikë që të flasin për këto gjëra. Në të njëjtën kohë, njerëzit priren të harrojnë, ose ata duan të harrojnë për këto gjëra. Por janë disa gjëra që nuk harrohen kurrë. Unë nuk e harroj kurrë ardhjen time në Kosovë në vitin 1992 apo në Shqipëri në vitin 1991. Kështu që mendoj se ka shumë njerëz të cilët e dijnë shumë mirë se çfarë ka ndodhur gjatë luftës këtu në Kosovë, si dhe çfarë ka ndodhur me disa prej këtyre njerëzve që janë zhdukur. Dëshiroj vetëm të them se ne kemi punuar tejet sistematikisht për këtë tani ka një kohë të gjatë. Deri më tani, ne kemi ndihmuar që të identifikohen drejtpërsëdrejti 317 persona të zhdukur.
ABC: E kuptoj. Por, më falni që ju ndërpres përsëri por ka disa, le të themi qëndrime, dhe njerëz që me të vërtetë po e pengojnë këtë punë që ju po e bëni. Për shembull, e keni pasur Kryetarin aktual të Parlamentit Serb, i cili dikur ishte Ministri i Jashtëm i Serbisë, z. Daçiq. Ai u ankua pse serbët po jepnin informacione për lokacionet e varrezave dhe e bëri atë publikisht në një emision televiziv. Ky lloj i qëndrimeve dhe deklaratave nuk besoj se janë të dobishme…
Shefi i EULEX-it: Jo aspak, aspak. Mendoj se kjo është gabim. Kjo është e gabuar, që t’u thuash njerëzve që të mos japin informacione. Përkundrazi, ajo që nevojitet është transparenca maksimale, ju kurrë nuk mund ta tejkaloni këtë, nëse do të mund ta tejkaloni ndonjëherë atë, njerëzit që janë prekur drejtpërdrejt, ata që kanë anëtarë të familjes të personave të zhdukur, miq që e kanë provuar vetë këtë. Por edhe për të ardhmen, për brezin e ardhshëm, për të rinjtë që mund të mos duan të dëgjojnë për luftën, e kështu me radhë, sepse ata nuk ishin pjesë e saj. Por, ata duhet ta kuptojnë që kjo të mos ndodhë përsëri. Kjo është ajo që e kemi mësuar ne në Evropë. Kjo është ajo që ka të bëjë me Bashkimin Evropian, meqë ra fjala. Bëhet fjalë për trajtimin e trashëgimisë së luftës. Dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se BE-ja është këtu, kjo është arsyeja pse unë mendoj se ne jemi akoma këtu duke bërë një pjesë të kësaj pune. Ky mision i veçantë, agjenda e Bashkimit Evropian dhe arsyeja pse është kaq e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt Bashkimit Evropian. Dhe në një farë mënyre të gjitha këto pyetje janë të ndërlidhura. Unë personalisht nuk mendoj se ju mund të hyni në Bashkimin Evropian pa e adresuar të paktën çështjen e mosndëshkimit dhe trashëgimisë së konflikteve që ndodhën këtu në Ballkanin Perëndimor, e cila kalon nëpër të gjitha vendet, jo vetëm në Kosovë.
db/Abcnews.al