Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulimi i serave me 870 kg kanabis në Berat në 2022, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit

schedule14:09 - 26 Mars, 2026

schedule 14:09 - 26 Mars, 2026

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 17 të pandehurit që akuzohen si pjesë e grupit kriminal, të përfshirë në aktivitetin e kultivimit të kanabisit në sera të mbyllura që u zbulua në Berat.

Prokurori Behar Dibra kërkoi 133 vite në total për të gjithë të pandehurit, ku më i larti u kërkua për dy prej tyre Sadetin Hasajn e Blerim Xhekën, nga 13 vite secili.

Ata po gjykohen me procedurë të shkurtuar dhe do të përfitojne ulje të dënimit.



Të pandehurit dhe pretenca

Sadetin Hasaj, kërkohet 13 vite burg;

Blerim Xheka, kërkohet 13 vite burg;

Sidrit Bisha, kërkohet 10 vite burg;

Suad Smakaj, kërkohet 9 vite burg;

Jurgen Ujkaj, kërkohet 10 vite burg;

Samoel Lushaj, kërkohet 10 vite burg;

Endriol Xheka, kërkohet 9 vite burg;

Mirvaldo Disha, kërkohet 9 vite burg;

Hmadi Dyli, kërkohet 8 vite burg;

Arben Vrapi, kërkohen 6 vite burg;

Adiol Çifliku, kërkohet 6 vite burg;

Lulzim Bushataj, kërkohet 5 vite burg;

Mustaf Manej, kërkohet 5 vite burg;

Bashkim  Mema, kërkohet 5 vite burg;

Drita Mema, kërkohet 5 vite burg;

Izmire Mema, kërkohet 5 vite burg;

Edison Mema, kërkohet 5 vite burg.

Për 4 të fundit u kërkua pezullimi i vendimit i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në provë për 3 vjet.

Operacioni u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis. Dy vite më pas me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi më 22 prill 2024 caktimin e masës së sigurisë personale “arrest në burg” për 9 persona.

Të pandehurit akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ata ishin pjesë e aktivitetit kriminal që zhvillohej në Berat dhe në atë kohë thuajse gjithë komisariati i këtij qyteti u shkri ku u ndërmorën masa disiplinore si largim nga detyra apo shtyrje e afatit të gradimit për shkak se nuk zbuluan aktivitetin kriminal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!