Arkeologu dhe studiuesi i njohur, Adem Bunguri për herë të parë bën bashkë në një studim 40 përkrenaret ilire në Shqipëri dhe në Kosovë.
Në një intervistë për emisonin “Pas Mesnate” thotë se përkrenarja më e hershme është zbuluar në Borovë dhe i përket shekullit 6-7.
Studiuesi me argumenta shkencor hedh poshtë edhe tezat greke për përkatesinë e 40 përkrenareve në Olimpia, ato janë ilire dhe rezultojnë dhuratë ndaj perendisë Zeus.
“Ka sjellë zbullimin e 33 përkrenareve në Shqipëri dhe 7 në territorin e Kosovës. Pra, në dy vendet tona, ne lirisht kemi 40 përkrenare të tipit ilir. Numër që duhet të jetë akoma më i madh nga disa informacione të paverifikuara nga Shqipëria jug-perëndimore”, theksoi ai./abcnews.al