Dy vjet më parë, shkencëtarët raportuan zbulimin e një liqeni të madh me ujë të kripur në polin jugor të Marsit, një zbulim që u prit me skepticizëm. Tashmë, studiuesit kanë konfirmuar praninë e atij liqeni nën akullnajor si dhe zbuluan tre të tjerë.
Zbulimi u bë duke përdorur të dhëna radari nga anija kozmike që orbiton në Mars e Agjencisë Evropiane të Hapësirës, e quajtur Mars Express. Ai ndjek zbulimin e një liqeni të vetëm nën sipërfaqe në të njëjtin rajon në 2018, që do të ishte një habitat i mundshëm për jetën.
Ekipi përdori një instrument radari në Mars Express të quajtur MARSIS për të hetuar rajonin jugor polar të planetit. Liqenet janë shpërndarë në rreth 75.000 kilometra katrorë – një zonë afërsisht një e pesta e madhësisë së Gjermanisë. Liqeni më i madh ka një përmasë rreth 30 kilometra dhe është i rrethuar nga 3 liqene më të vegjël.
Liqenet nën akullnajore njihen gjithashtu në Tokë, si Liqeni Vostok në Antarktidë. Teknikat e përdorura për të analizuar të dhënat e radarëve në Mars janë të ngjashme me ato të përdorura për zbulimin e liqeneve nën akullnajore në Antarktidë, Kanada dhe Grenlandë. xh.d/abcnews.al