Zbulimi i fundit në galaktikën fqinje ka befasuar shkencëtarët

schedule14:48 - 11 Nëntor, 2021

schedule 14:48 - 11 Nëntor, 2021

Shkencëtarët kanë zbuluar një vrimë të zezë, e cila është fshehur në një grup që përmban mijëra yje në galaktikën tonë fqinje, e njohur si Large Maegellanic Cloud. Sipas CNN, vrima e zezë është 160 mijë vite dritë larg nga Toka dhe është 11 herë më e madhe se masa e diellit tonë.

Astronomët zbuluan vrimën e zezë duke përdorur teleskopin e Observatorit Jugor Europian në Kili dhe duke vëzhguar se si graviteti i vrimës së zezë ndikoi në lëvizjen e një ylli aty pranë, i cili është rreth pesë herë më i madh se masa e diellit tonë.

Është hera e parë që përdoret kjo mënyrë për të zbuluar një vrimë të zezë dhe mund të ndihmojë studiuesit të zbulojnë vrima të tjera të zeza të fshehura në galaktikën tonë të Rrugës së Qumështit dhe galaktika të tjera. Vrimat e zeza lëshojnë rreze X ose krijojnë valë gravitacionale kur përplasen me njëra-tjetrën ose me yjet neutron.

Por të gjitha vrimat e zeza nuk janë të barabarta, dhe kjo është më e vogël se disa vrimat e zeza që astronomët kanë zbuluar. Por kjo ishte e dukshme për studiuesit pasi panë një yll me një lëvizje të veçantë midis shumë yjeve të tjerë.

/abcnews.al