Zbulimi i CNN: ‘Gjuri në qafë’ është përdorur të paktën 428 herë nga policia

schedule08:58 - 3 Qershor, 2020

schedule 08:58 - 3 Qershor, 2020

Nga viti 2012, të paktën 58 vetë kanë humbur ndjenjat pasi policia i ka vendosur gjurin në qafë  sipas CNN.

Ky është zbulimi i rrjetit mediatik CNN që ka analizuar të dhënat e Policisë së qytetit. Nga 428 persona tek të cilët është përdorur një teknikë e ngjashme me atë që u përdor ndaj George Floyd, i cili më pas humbi jetën, 14% kanë humbur ndjenjat.

Kjo do të thotë që procedura, e cila është e ndaluar në pjesën më të madhe të rajoneve të policisë, është përdorur rreth një herë në javë në këtë periudhë. Një tjetër e dhënë tregon se rreth 2/3-at e personave të kapur me forcë ishin me ngjyrë, në një qytet ku kjo bashkësi përbën rreth 19% të popullsisë.

Pas arrestimit, efektivi Chauvin, është akuzuar për vrasje të shkallës së tretë dhe të dytë. Ai do të dalë para gjykatës gjatë këtij muaji.

Veprimi i tij që mendohet se solli vdekjen e George Floyd, përfshiu Amerikën në protesta të nxehta, prej disa ditësh./abcnews.al