Zbulime “të nxehta” nga L’Equipe: Festa dhe privilegje për PSG-në

schedule21:11 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 21:11 - 21 Dhjetor, 2021

Gazeta franceze bën zbulime për situatën e ekipit të Parisit , e cila nuk është më e mira e mundshme.

Një artikull zbulues për situatën që ekziston në dhomat e zhveshjes së Parisit është përmbledhur nga L’Equipe .

Në këtë shkrim, prestigjozia franceze flet për probleme të ndryshme që dukshëm ndikojnë në paraqitjet e skuadrës shumë të shtrenjtë në kryeqytetin francez.

Sipas gazetës autoritare, një nga problemet kryesore është se në dhomat e zhveshjes janë dy “klika”. Ajo e francezëve dhe ajo e latino-amerikanëve.

Në fakt, kjo situatë thuhet se e shqetëson Killian Mbape dhe është një nga arsyet që ai po i afrohet largimit, pasi ai nuk tregon gatishmëri për të vazhduar kontratën dhe Reali e pret në qershor si një lojtar i lirë me krahë hapur.

Çrregullimi i disa yjeve është gjithashtu një çështje serioze. Gazeta përmend në mënyrë të veçantë Neymar , i cili ka munguar në një event të sponsorëve kryesorë të skuadrës, ku prania e tij ishte e detyrueshme.

“Goditja” e brazilianit shkaktoi pakënaqësi në administratë, e cila shqyrtoi mundësinë e vendosjes së një gjobe të rëndë ndaj tij, por kjo nuk ndodhi dhe çështja u “mbulua” me një justifikim zyrtar se Neymar nuk e dinte se duhej t’i nënshtrohej një testi koronar përpara ngjarjes.

Në të njëjtën kohë, në një nga seancat e fundit stërvitore të mëngjesit të skuadrës, dy lojtarë të Amerikës Latine, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë shfaqur në stërvitje në gjendje të keqe dhe ka pasur informacione se ata e kishin kaluar natën në një festë.

Gjithashtu, pas fitimit të Topit të Artë , Lionel Messi kishte festuar në një klub nate, me disa nga bashkëlojtarët e tij të pranishëm. Të nesërmen ai dhe Leandro Paredes munguan në stërvitje me një justifikim zyrtar për simptomat e gastritit, diçka që shqetësoi shumë brenda ekipit.

Një tjetër çështje që shkaktoi trazira të panevojshme dhe komente të shumta në radhët e grupit ishte telenovela e ndarjes së Wanda Narës dhe Mauro Icardit, ku argjentinasi mori një leje speciale për të udhëtuar në Milano dhe për t’u bashkuar sërish me gruan e tij.

Ishte një tjetër rrethanë, në të cilën disa folën për trajtimin e privilegjuar të disa lojtarëve me administratën dhe mbylljen e syve nga trajneri.

Së fundi, një tjetër pikë fërkimi brenda ekipit është bashkëjetesa e Kaylor Navas dhe Gigio Donnarumma. Mauricio Pochettino nuk kishte sugjeruar blerjen e portierit italian, i cili padyshim u ble me iniciativën e klubit.

Dy portierët bënë një marrëveshje joformale për të garuar të shëndoshë për pozitën e kryesorit, por disa ngjarje ndezën fitilat.

Ashtu si deklaratat e agjentit të portierit italian, Mino Raiola , se “herët a vonë ky rast do të përfundojë me fitoren e Donnarummës” apo sulmi që Navas i kishte thënë përballë italianit për Marcin Bulka, një portier i huazuar nga Parisi te Nice, sepse ata mbanin doreza të së njëjtës markë duke thënë “Ose doreza të tilla i mbajnë vetëm portierët më të mirë në botë”. Përktheu në shqip G.D /abcnews.al/

Pajisja

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!