“Zbrite vetë nga treni”, Bushati me tortë të veçantë për ditëlindje: U ndal në stacionin tim

schedule13:36 - 24 Mars, 2021

schedule 13:36 - 24 Mars, 2021

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati feston sot 44-vjetorin dhe si duket surprizë i kanë bërë një tortë të pazakontë që lidhet me ngjarjet e fundit brenda PS. Në llogarinë e tij në Instagram, Bushati ka postuar një foto të tijën pranë një torte në formën e një treni. Jashtë trenit duket ai vetë, me duart në xhepa.

Bashkë me foton, ish-ministri shkruan: “Për ditëlindje, si surprizë një tren u ndal në stacionin tim.” Si duket torta i është bërë surperizë nga ekipi i tij, pasi ai ka përdorur dhe hashtagun “bestteamever”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ditmir Bushati (@ditmir.bushati)


Kujtojmë se treni u kthye në një “simbol” që lidhet me Bushatin pasi kreu i PS-së Edi Rama e përdori në mënyrë figurative për t’i shpjeguar Bushatit se kohëve të fundit ka qëndruar pasiv.

Lexo edhe: “Zbriti nga treni”, Bushati thyen heshtjen dhe i përgjigjet Ramës: Rëndësi ka stacioni ku ndaloni

Rama i tha Bushtatit gjatë mbledhjes së kryesisë se nga treni vendosi të zbresë vetë, pasi ka mbajtur fjalime publike dhe nuk është fokusuar tek puna.

”…Nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike dhe jo të bësh punë. Nuk jam bërë pishman që të kam lëvduar dhe nuk e mohoj që ke qenë ministri më i mirë. Mund të na quash çfarë të duash, të gjitha këto që thua mund të jenë të vërteta për sa kohë kemi këtë opozitë përballë, ne do të vazhdojmë të jemi këtu derisa të dalë një forcë e re që të na fshijë të gjithëve. Që kur të larguam nga Shkodra, qoftë për një vendim të gabuar, ti nuk shkove të punoje në Shkodër…”

Kujtojmë se ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është përjashtuar nga Edi Rama nga listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. Mes 160 emrave në listë, nuk kishte vend për Bushatin, që dikur Edi Rama e cilësonte si “yll”. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!