Zbrazet Skënderbeu, Moraes përshëndet korçarët: Shpresoj të riktheheni në superligë!

schedule15:08 - 24 Maj, 2022

schedule 15:08 - 24 Maj, 2022

Skënderbeu nuk ia doli dot të mbijetonte në “Abissnet Superiore” dhe të garonte me skuadrat më të mira të kampionatit shqiptarë, pasi tashmë do të luajë në Kategorinë e Parë.

“Varka” e “ujqërve” do të zbrazet, pasi shumë futbollistë do të largohen nga korçarët, teksa lojtarët do të shikojnë të luajnë në ndonjë skuadër tjetër ku mundësitë janë më të mëdha.

I pari që i jep lamtumirën skuadrës së Korçës është Moraes, i cili ka konfirmuar lajmin e largimit të tij me një sms në “Instagram”, ku falënderon për mbështetjen, ndërsa uron që sa më shpejt Skënderbeu të kthehet në superligë.

“Dua të falënderon Skënderbeun për gjithçka, i uroj gjithë të mirat në të ardhmen, shpresoj që të kthehet sa më shpejt aty ku i takon. Faleminderit Skënderbe!”, ka shkruar Moraes. /f.a/abcnews.al