Zbrazen rrugët e Athinës! Policia kontrolle për qytetarët që lëvizin gjatë orës policore

schedule21:50 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 21:50 - 31 Dhjetor, 2020

Rrugët e Athinës nuk i ngjajnë asnjë viti të mëparshëm. Rrugën duken të shkreta dhe vetmja gjë që të kujtojnë se jemi në ditë feste janë dritat e krishtlindjeve. Të vetmit persona që udhëtojnë në rrugë janë ata që kthehen nga puna në shtëpi.

Policia ka ngritur grupe kontrolli në disa akse rrugore për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm. Ata që lëvizin orët e natës duhet të kenë me vete dokumentet e nevojshme për të justifikuar arsyet e lëvizjes.

Më shumë se 4000 mijë oficerë policie janë në gatishmëri për të ruajtur rendin dhe sigurinë në një plan më të rreptë se gjatë natës së Krishtlindjes./mv.abcnews.al