Zbërthehet Mustafa Lici: Të fshehtat pas vrasjes së Arian Ferracakut në 2018

schedule12:41 - 18 Maj, 2021

schedule 12:41 - 18 Maj, 2021

Mustafa Lici ka radhitur një mori akuzash ndaj policisë, fisit Bajri dhe familjes së Astmer Bilalit pasi policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.

Mustafa Lici shprehet se një muaj më parë, djali i tij Ibrahim Lici është hequr nga lista e të kërkuarve pasi ranë akuzat për vrasje ndaj tij. Ai shprehet se janë viktimë e një kurthi të përgatitur nga Bajrajt dhe Astmer Bilali, të cilët sipas tij kanë përdorur 15-vjeçarin Ergys Malja me qëllim që të thotë se krimin e ka kryer në bashkëpunim me Ibrahim Licin.

Lexo edhe: Ekzekutimi në Shkodër, çfarë bëri vrasësi pasi viktima ra nga kali

I mituri u arrestua nga policia si person i përfshirë në vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa sipas Mustafa Licit kjo ngjarje është e ngjashmë me vrasjen e Arian Ferracakut në vitin 2018, ku vëllai i Ergys Maljas, i cili po ashtu punon si pastrues në stallën e kuajve të Astmer Bilalit dhe Bajrajve deklaroi se kishte parë duke qëlluar pikërisht Ibrahim Licin.

“Ky është i njëjti krim si tek Ferracaku dhe vellai i të miturit ka folur edhe atëhere duke thënë se vrasjen e kanë bërë Ibrahimi Lici por në jetojmë me kamera. Kjo është një flluske. Këto shërbëtorët punojnë pastrues bajgash tek Astmer Bilali dhe punëtor të Bajrajve.

Familja e di shumë mirë se kush ia ka vrarë djalin dhe kush e ka nxjerrë jashtë me telefonatë. Krimi është sofistikuar në atë mënyrë sa jetojmë në epokën e horrave dhe vagabondave ndërsa kanë mbështetjen e policisë se ndryshe nuk kishin arritur deri aty”, shprehet Mustafa Lici.

Lexo edhe: I biri në kërkim për vrasjen e 32-vjeçarit, Mustafa Lici: Autori, pastrues bajgash te Bajrajt dhe Astmer Bilali, ata na ngritën kurth

Deklarata e plotë e Mustafa Licit

Bashkëpunetori i krimit që është i mitur është punëtor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrajve. Atij i kanë thënë që të thotë se krimin gjoja e kanë kryer me Ibrahim Licin. Ne jetojmë të mbrojtur nga kamerat.

Është skenar i përgatitur nga policia por është një bllof i radhës që do dështojë. Është bllof i përgatitur nga policia që mendojnë se do ta realizojnë. Më datën 17 të muajit të kaluar, ky drejtor policie ka hequr nga kërkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prapë. Ky është i njëjti krim si tek Ferracaku dhe vellai i të miturit ka folur edhe atëhere duke thënë se vrasjen e kanë bërë Ibrahimi Lici por në jetojmë me kamera. Kjo është një flluske. Këto shërbëtorët punojnë pastrues bajgash tek Astmer Bilali dhe punëtor të Bajrajve.

Familja e di shumë mirë se kush ia ka vrarë djalin dhe kush e ka nxjerrë jashtë me telefonatë. Krimi është sofistikuar në atë mënyrë sa jetojmë në epokën e horrave dhe vagabondave ndërsa kanë mbështetjen e policisë se ndryshe nuk kishin arritur deri aty.

Ne kemi armë shumë të fuqishme para policisë, pasi kemi kamera ku jetojmë dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni për bazë këtë shpifje. Është fatkeqësi që jetojmë në epokën e krimit dhe të horrave por nuk kemi çfarë të bëjmë. Flluskat e sapunit do bien shumë shpejt poshtë ashtu siç kanë rënë të tjerat vrasje që i kanë ngarkuar.

Rrjedhin këto kriminelë dhe është e habitshme si janë bashkuar gjithë bashkë. Gjyshet dhe katragjyshet, këto familje i kanë patur prostituta dhe i bashkon prostitucioni, ky mikrob i bashkon ata në gjithë fenomenët. Unë kam qenë tek familja e viktimës për tu pjekur, u perqafova me nenën e tij, dajat, xhaxhallarët dhe ata më thanë se e dimë se kush na e bëri dhe janë të gatshëm të tregojmë se çfarë marrëdhëniesh kanë me familjen tonë. Kjo është bërë vetëm nga frika e vdekjes, kanë futur një të mitur duke e paguar për të denuar një tjetër por kjo nuk ka si të ndodhë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!