Zbatimi i vështirë i reformës në drejtësi

schedule15:42 - 22 Tetor, 2017

schedule 15:42 - 22 Tetor, 2017

Jemi në krye të viti që nga miratimi i ligjeve organike pa të cilat refroma në drejtësi nuk mund të marrë jetë. Dhe pse ka kaluar kaq kohë, procesi i ngritjes së institucioneve të reja të drejtesisë po vonon. Dy organet kryesore që duhet të ngrihen janë Keshilli i Lartë Gjyqesor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Dështimi në procesin e kandidimit disa herë me radhë. Sekretari i Përgjitshëm i Kuvendit thirri drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë të cilët duhet të përzgjedhin kandidatët që vijnë nga radhët e pedagogëve nga këto 2 institucione. Ata duhet të përzgjedhin minimalisht nga 6 kandidatë për KLGJ dhe për KLP. Pas këtij hapi kandidatët kalojnë për votim në Parlament, krahas kandidaturave të avokatisë dhe shoqërisë civile.