Zbardhja e vrasjes së vëllezërve, Lleshaj: Përgëzime Policisë dhe Prokurorisë

schedule17:02 - 26 Prill, 2019

schedule 17:02 - 26 Prill, 2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, përgëzoi punën e policisë dhe prokurorisë pas zbardhjes së vrasjes së dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali. Sipas Lleshaj, ky është një hap tjetër drejt Shkodrës së sigurtë.

“Zbardhja e vrasjes së dyfishtë të datës 30 mars në Shkodër është një tjetër hap drejt një Shkodre të sigurt, të qetë dhe të hijshme. Përgëzime për Policinë dhe Prokurorinë”, shkruan në Tëitter ministri.

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër. Kapja e tyre u bë gjatë operacionit “Livadhe”  dhe urdhër arrestet u nxorrën nga Prokuroria.

Të dyshuar për vrasjen Ibrahim dhe Atsrit Bilali janë 29-vjeçari Arsen Stojku dhe 23-vjeçari Myslym Rama nga Vau i Dejës. Ndërkohë të shpallur në kërkim janë Ibrahim Lici 26 -vjeç dhe D. B 29-vjeç. Sipas hetimeve këta persona kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!