Policia ka zbardhur një ngjarje të ndodhur në fillim të shtatorit të këtij viti. Policia ka ndaluar autorin e dyshuar të vjedhjes së 1 milion lekëve (të reja) në një banesë në Lalar të Patosit. Ai është 21 vjeçari me iniciale E.M, banues në Fier.
Njoftimi i Policisë Fier
Policia zbardh një ngjarje të ndodhur në datën 08.09.2018, ndalon autorin e dyshuar të vjedhjes së 1 milion lekëve (të reja) në një banesë në Lalar, Patos.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, bën të mundur ndalimin e autorit të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetasit M.B.
U ndalua autori i dyshuar, shtetasi E.M, 21 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal. /abcnews.al