Gykata e Apelit me Juridiksion të përgjithshëm ka zbardhur vendimin që I dhe drejtimin e partisë demokratike Enkelejd Alibejat duke rrëzuar grupin e rithemelimit të drejtuare nga Sali Berisha.
Gjykata rrëzoi vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë, Agron Zhukri, që marsin e kaluar, pranoi regjistrimin e grupit të rithemelimit, të përfaqësuar nga ish-kryeministri Berisha. Sipas Apelit, shkalla e parë ka gabuar që nuk pranoi kërkesën për dorëheqje të gjyqtarit Agron Zhukri.
Ai kërkoi që të mos shqyrtonte kërkesën për regjistrimin e ndryshimeve statutore të miratuara në kuvendin e 11 Dhjetorit të 2021, të thirrur nga Sali Berisha. Në vendimin e arsyetuar thuhet se Zhukri kishte hequr dorë nga çështje të tjera, ku ishte i përfshirë emri i ish-Kryeministri Berisha.
Një tjetër argument I apelit, është se dorëheqja e Lulzim Bashkës nga posti i kryetari të Partisë Demokratike nuk u vërtetua, ndryshe nga sa është pretenduar nga grupi I rithemeleimit gjatë procesit. Sipas Apelit, Agron Zhukri përpara se të merrte vendimin për regjistrimin e ndryshimeve statutore duhet që të kishtë thirrur në proces edhe Lulzim Bashën si kryetar i PD-së.
Në fund gjykata e apelit vendosi prishjen e vendimit të dhënë në mars të vitit të kaluar dhe rigjykimin në shkallë të parë me një tjetër trup gjykues.