Një nga kandidatët e skualifikuar nga gara për kreun e PD është, Ish-drejtuesi i demokratëve në Kukës, Ibsen Elezi.
Gazetari Juxhin Mustafaraj, bën me dije për ABC se burime brenda kryesisë i kanë konfirmuar se Elezi është skualifikuar nga gara për shkak se me komentet e tij ai ka tentuar që të denigrojë dhe të dëmtojë Partinë Demokratike.
LEXO EDHE: Kryesia e PD nga 9 kandidatura, vendos që në garën për kryetar të jenë 4 kandidatë
Ndër të tjera theksohet se ai nuk ka bërë fushatë për PD në zgjedhjet e 25 prillit, dhe nuk ka qenë i angazhuar për fitoren e opozitës duke bërë që të eliminohet nga gara për kreun e partisë.
Ndërkohë në mbledhjen e kësaj të diele kryesia ka vendosur që garën për kreun e PD-së ta vijojnë vetëm 4 nga 9 kandidatët.
Në garën e zgjedhjeve të 13 qershorit janë, Lulzim Basha, Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj. e.su./abcnews.al

