KLGJ zbardh vendimin për shkarkimin e Dvoranit: Tejkaloi afatet, ish-kreu i KED: Do ngre padi

schedule18:41 - 2 Korrik, 2020

schedule 18:41 - 2 Korrik, 2020

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur vendimin e plotë për shkarkimin nga detyra të Ardian Dvoranit si gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Në vendimin që abcnews.al disponon thuhet se pasardhësi i Dvoranit tashmë është emëruar dhe qëndrimi i tij në detyrë nuk sjell funksionim më të mirë të kësaj gjykate.

KLGJ thekson se plotësimi i pozicionit që mbante Dvorani është plotësuar me emërimin e tre juristëve të spikatur për një mandat 9-vjeçar.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor diskutoi në lidhje me atë nesër pasardhësi juaj është emëruar, duke konstatuar se tashmë ai është emëruar dhe ka filluar punë. Për këtë moment referuar procedurave të organizuara për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur duke qenë se plotësimi i pozicionit të lirë që ju mbanit është përfshirë në tre procedurat e para, finalizimi i tyre përmes emërimit dhe fillimit të detyrës se tre gjyqtarëve të rinj bën që pasardhësi juaj të konsiderohet i emëruar.

KLGJ vlerësoi se asnjë nga gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk iu zëvendëson nominalisht, pasi secili prej tyre ështe emëruar për një mandat 9-vjeçar. Por nga ana tjetër emërimi dhe fillimi i ushtrimit të detyrës nga tre gjyqtarët e rinj në situatën e mospasjes edhe të një pozicioni tjetër të lirë të mëvonshëm në këtë gjykatë që duhet të plotësohet nga radhët e juristëve të spikatur, pa asnjë mëdyshje ka çuar në përfundimin e detyrimit tuaj për qëndrimin në detyrë.

KLGJ vlerësoi se prania e gjyqtarit të katërt në Gjykatën e Latrtë nga radhët e juristëve të spikatur në kushtet aktuale kur në këtë Gjykatë nuk ka gjyqtarë, nuk sjell dhe nuk garanton funksionimin normal të kësaj gjykate. Po ashtu prania e gjyqtarit të katërt nuk sjell dhe as garanton  funksionim të shtuar të kësaj gjykate në raport me praninë vetëm të tre gjyqtarëve”, thuhet në vendim.

KLGJ gjithashtu thotë se afati i Dvoranit për të qëndruar në këtë detyrë është tejkaluar tashmë me 7 vite, pavarësisht supozimit të këtij të fundit se do të presë emërimin e pasardhësit të tij.

“Në rrethanat si më lart kur ju vazhdoni të qëndroni në detyrë në Gjykatën e Lartë tashmë në vitin e shtatë pas mbarimit të mandatit, edhe në supozimit e pasardhësi juaj është gjyqtari i fundit që do emërohet nga radhët e juristëve të spikatur, KLGJ konstatoi se afati i arsyehëm i qëndrimit tuaj në detyrë tashmë është tejkaluar, thotë vendimi.

Ndërkohë vetë Dvrorani në një reagim për gazetaren Glidona Daci është shprehur se do të ngrejë padi ndaj Gjykatës së Lartë në Gjykatën Administrative të Apelit.

“Jam njohur me vendimin një ditë më parë. Do të paraqes një padi në Gjykatën Administrative të Apelit”, është shprehur Dvorani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!