Zbardhet udhëzimi për hapjen e kinemave në kohë pandemie. Në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se nëse do të konstatohet një rast pozitiv do duhet të lahet dhe dezinfektohet kinemaja. Ndërkohë në hyrje të ambienteve të saj do të matet temperatura. Asnjë individ me temperaturë mbi 37.5 gradë nuk do të lejohet të futet brenda.
Kinematë do të funksionojnë sipas një grafiku përkatës për organizimin e orareve. Në rast se një nga punonjësit ka shenja ose është kontakt i një personi të infektuar nuk duhet të paraqitet në punë. Distanca në sallën e kinemasë do të jetë jo më pak se 1.5 metra. Rezervzimi i biletave duhet të bëjë online ndërkohë që shfaqjet duhet të transmetohen në distancë kohore prej 15 minutash për të shmangur përplasjet e klientëve që hyjnë dhe dalin nga kinemaja. Ndërkohë që filmat në kinema nuk do i shihni më me kokoshka apo pije freskuese sepse nuk do të lejohet konsumi i tyre në ambientet e brendshme.
Protokolli i plotë i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.
-Administratori i kinemasë vendos grafikun përkatës për organizimin e orëve të aktiviteteve të tij
-Administratori është i familjarizuar me mënyrën e njoftimit apo të lajmërimit në rast të dyshuar Covid19, gjatë aktivitetit të kinemasë.
-Punonjësit e kinemasë nëse kanë shenja të infeksionit Covid-19 ose janë kontakt i ngushtë i një rasti pozitiv, nuk duhet të paraqiten në punë dhe të njoftojnë administratorin.
-Në rast se konstatohet nga stafi rast i dyshimtë me shenja të ngjashme me Covid19, klienti, personeli detyrohet të kthehet në shtëpi dhe komunikon me mjekun e familjes si dhe stafi njofton administratorin i cili më pas njofton strukturat përkatëse të njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor
-Nëse identifikohet një rast pozitiv në sallën e kinemasë operatori do të ndjekë të gjitha udhëzimet për pastrimin, larjen dhe dezinfektimin e të gjithë zpnës së sallës së kinemasë
-Asnjë klient me temperaturë mbi 37.5 nuk duhet të lejohet në kinema
-Operatori duhet të afishojë në hyrje dhe në vende të dukshme në brendësi të subjektit, listën e simptomave të Covid-19 dhe posterin informues mbi uljen e rriskut të Covid-19 sipas checklistës së miratuar.
-Të vendosen shenja dalluese në lidhje me distancimin fizik jo më pak se 1.5m rreth zonës së subjektit të kinemasë.
-Të afishohen oraret e shfaqjeve me periudha të shkurtra pushimi nga një shfaqje në tjetrën për të parandaluar grumbullimin në zonat e pritjes.
-Të kryhen shfaqjet me një interval pushimi jo më pak se 15 minuta nga njëra shfaqje tek tjetra për të lejuar pastrimin e duhur për të kryer ventilimin dhe për të parandaluar përplasjen e klientëve që hyjnë dhe dalin nga kinemaja
-Të kryhen vetëm rezervime online dhe të kufizohen grumbullimet në zonën e pritjes për të ruajtur distancimin fizik.
-Të kufizohet dhënia e biletave për anëtarë të një familje në ulëse në rreshta alternative.
-Të mbahet maskë nga klientët dhe nga personeli gjatë gjithë kohës që janë në mjediset e brendshme të kinemasë
-Të vendoset staf mbështetës për të monitoruar zonat e pritjes ku klientët mund të grumbullohen në mënyrë që të zbatohet distancimi fizik
-Të shënohen qartë shenja dalluese karriget/ndenjëset që nuk përdoren për efekt të ruajtjes së distancës jo më pak se 1.5 metra.
-Të merren masat e duhura për dezinfektimin e duarve duke përdorur pastrues me bazë alkooli që përmbajnë të paktën 60% alkool.
-Të favorizohet qarkullimi i ajrit të jashtëm sa më shumë që të jetë e mundur duke hapur dritare dhe dyer
-Të kryhet higjienizimi i karrigeve, mbështetëseve e krahëve të karrigeve në raport me numrin dhe oraret e shfaqjeve
-Të sigurohet higjienë maksimale në tualet dhe pajisja me të gjithë elementët bazë higjienikë dhe menaxhohen në kohë mbetjet
-Të mos kryhet konsumim i ushqimeve në ambientet e brendshme dhe sallën e kinemasë.
Ministria e shëndetësisë vendosi dje të heqë kinematë nga lista e aktiviteteve të ndaluara dhe lejon shfaqjen e filmave me praninë e qytetarëve, të cilët në çdo rast duhet të respektojnë distancën, mbajtjen e maskës dhe rregullat e tjera të higjienës. Ndërsa do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura teatrot.
Kinematë dhe teatrot në vendin tonë u mbyllën që në mes të muajit mars kur pandemia sapo kishte shpërthyer. /mv. abcnews.al


