Zbardhet skema: Si i vidhnin bateritë e makinave dy të rinjtë në Kamëz

schedule12:47 - 4 Shtator, 2021

schedule 12:47 - 4 Shtator, 2021

Detaje të reja zbardhen nga vjedhja e baterive të makinave në Kamëz. Abcnews.al mëson se dy të arrestuarit Antuanel Mila dhe Emanuel Arapi i pikasnin mjetet që më pas vidhnin bateritë e makinave, kryesisht kur ishin të parkuar në ambiente pa kamera sigurie në afërsi. Afroheshin, i çmontonin me lehtësi dhe më pas i shisnin.

Burimet thonë se ata ishin të përqëndruar tek bateritë e kamionëve, të cilët kapin vlerë nga 40 deri në 50 mijë lekë të reja. Pas disa vjedhjeve në fillim të vitit, të dy vodhën edhe katër raste për dy ditët e fundit.

Hetuesit arritën të gjejnë prova konkrete edhe në pikat e skrapit në Kamëz ku i kishin shitur me vlerë shumë më të vogël se ajo realja. Në bateritë e shituara janë gjetur shenja gishtash që identifikuan autorët. Njëri prej tyre, Antuanel Mila, rezulton me precedent penal të mëparshëm për vjedhje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!