Zbardhet lista e Kombëtares U-19 për miqësoret me Kosovën, Cungu surprizon të birin

schedule17:00 - 13 Mars, 2022

schedule 17:00 - 13 Mars, 2022

Kombëtarja shqiptare U-19 do të zhvillojë këtë fillim-jave një grumbullim 3-ditor me një grup prej 23 lojtarësh të seleksionuar nga trajneri Armando Cungu të vitlindjes 2004. Ekipi do të grumbullohet në qytetin e Durrësit, ndërsa seancat stërvitore do të zhvillohen në kompleksin Tropikal. Tekniku ka publikuar edhe listën, teksa lojtarët e përzgjedhur aktivizohen në kampionatin shqiptar si edhe në klube të huaja, e të cilët kanë qenë vazhdimisht pjesë e seleksionimeve të ekipeve kombëtare, duke u monitoruar vazhdimisht në stafet e ekipeve Kombëtare.

Në ditën e fundit të grumbullimit Kombëtarja U-19 do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore me ekipin e Dinamos U-21 në Pezë Helmes. Një test që do t’u japë mundësinë të gjithëve të tregojnë aftësitë dhe formën aktuale, por edhe trajnerit Cungu që të bëjë vlerësimet e duhura për çdo element të kësaj grup-moshe.

Ky grumbullim 3-ditor vjen në prag të dy ndeshje miqësore që Kombëtarja shqiptare U-19 do të zhvillojë me Kosovën U-19 në fund të muajit mars. Dy federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve në datat 26 dhe 28 mars me detajet për vendet ku do të luhet dhe oraret që mbeten për t’u përcaktuar.

Ndërkaq, grumbullimi në kuadër të këtyre miqësoreve do të nisë më 21 mars dhe skuadra do të ketë të paktën 5 ditë për të përgatitur dy sfidat.

Miqësoret dhe grumbullimi janë mundësi e mirë për të konsoliduar grupin e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për eliminatoret e Europianit të ardhshëm për moshën U-19. Shqipëria U-19 është shortuar në Grupin 7 ku përballë do të ketë Spanjën dhe Belgjikën. Ndeshjet e eliminatoreve të Grupit 7 të Shqipërisë në Europianin U-19 do të luhen në Belgjikë në shtator 2022.

Më poshtë edhe lista me 23 emrat e lojtarëve të ftuar në këtë grumbullim 3-ditor të Kombëtares U-19:

/f.a/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!