Nik Gjeloshaj dhe Genc Nimanbegu nga Lista Shqiptare në Mal të Zi do të takohen nesër në orën 11:00 me mandatarin për kryeministër Zdravko Krivokapic për të diskutuar kërkesat e tyre për të hyrë në qeveri.
Disa nga kërkesat e tyre janë decentralizimi, çështja e pronave dhe përfaqësimi i duhur në qeveri.
Burime bëjnë me dije për abcews.al se një nga kërkesat e tyre pritet të jetë ajo për të marrë postin e zëvendës kryeministrit.
Përfaqësuesit e Listës do të takohen sonte për të përcaktuar listën e plotë të kërkesave. /abcnews.al