Zbardhet drafti përfundimtar i ndryshimeve dhe i shtesave në Kodin e ri Zgjedhor, të miratuar mesnatën e djeshme nga ekspertët e tryezës së reformës zgjedhore.
Abc News ka siguruar dokumentin e Kodit Zgjedhor, në të cilin janë bërë të gjithë ndryshimet e nevojshme që pritet të kalojë në Kuvend për miratim.
Burime për Abc News bëjnë me dije se dokumenti pritet të dorëzohet nga Damian Gjiknuri në Komisionin Parlamentar në Reformës Zgjedhore, të cilit i skadon mandati të martën.
Sipas këtij drafti zgjedhjet zhvillohen brenda periudhës 15 prill-15 maj, ose në periudhën 15 tetor- 15 nëntor.
Dokumenti:
KQZ do të refuzojë listat e partive politike nëse nuk kanë 30 % femra.
Qeveria 4 muaj përpara zgjedhjeve nuk mund të marrë vendime favorizueze, si ulje taksash, rritje pensionesh, etj
4 muaj përpara zgjedhjeve qeveria mund të zhvillojë aktivitete vetëm me lejen e KQZ. Nëse KQZ vlerëson se aktivitet janë me natyrë elektorale i bllokon ato dh transmetimi në media është i ndaluar
KQZ aktuale do të shkrihet ditën që Kodi i ri Zgjedhor do të hyjë në fuqi
Kryekomisioneri do të ketë mandat 7 vjet. Nën komisioneri 4 vjet. Anëtarët e Rregullatorit 5 vjet, ndërsa të KAS 9 vjet.
Për zgjedhjen e këtyre 12 anëtarëve të rinj, PD do të sjellë në Kuvend një të dërguar të posaçëm.
Për kryekomisioner, komisioni kuvendor zgjedh 3 emra nga gjithë kandidatët. I dërguari i opozitës skualifikon një. Kuvendi me 84 vota zgjedh një nga dy emrat e ngelur.
Për zv.komisionerin, i dërguari i posaçëm zgjedh 3 emra mes kandidatëve, deputetët fshijnë një. Kuvendi voton një nda dy emrat e ngelur.
Për KAS dhe Rregullatorin, i dërguari i opozitës cakton dy emra. 3 të tjerë i caktojnë deputetët. Listat me nga 5 emra votohen në bllok në Kuvend./abcnews.al