Zbardhet dinamika e plotë e aksidentit të ndodhur disa ditë më parë në aksin Korçë-Pogradec, ku mbeti viktimë një 16-vjeçar dhe u plagos i vëllai, 21-vjeç.
Mësohet se shkak për aksidentin e rëndë u bë shpejtësia marramëndëse me të cilin 21-vjeçari drejtonte automjetin dhe humbja e kontrollit.
Nga ana e policisë, ky segment rrugor është vendosur nën mbikqyrje të fortë policore me patrulla të levizshme në orë të ndryshme të ditës dhe natës.
Ndërkaq, në këtë aks janë vendosur gjoba dhe hequr leje drejtimi nga policia./abcnews.al