Zbardhet dëshmia e ish-efektivit të RENEA-s për vrasjen në Elbasan: Qëllova për vetëmbrojtje

schedule15:56 - 21 Prill, 2021

schedule 15:56 - 21 Prill, 2021

Arbër Papleka, autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit pas dorëzimit në polici ka pohuar se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe nuk kishte qëllim të ekzekutonte aktivistin e PS.

Bëhet me dije se Papleka ka thënë se personat që po lëviznin me makinën me para dhe karta identiteti kanë qëlluar me arme ndaj tyre, pasi i kanë ndaluar për ti denoncuar në polici.

Papleka nuk ka pranuar të ketë qëlluar me dashje në drejtim të Xhuvanit dhe ka thënë se e gjitha ka filluar pas një denoncimi për shpërndarje parash.

Lexo edhe: Kush vrau kë në Elbasan, shkaku i përplasjes me armë që shkaktoi 1 të vdekur dhe 3 të plagosur. Dorëzohet ish-efektivi i RENEA-s

“Ne shkuam për ti ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh,” ka thënë ai.

Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maj” të Elbasanit. I vrarë mbeti aktivisti i Partisë Socialiste për Elbasanin, Pjerin Xhuvani ndërsa të plagosur kanë mbetur një efektive policie, Kelmend Xhaferri si edhe një tjetër person, ende i paidentifikuar.

Policja Xhensila Sota ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa në gjendje të rëndë në spital ndodhet një tjetër person, i cili dyshohet se është dhëndri i viktimës Pjerin Xhuvani.

Nga të dhënat paraprake mësohet se përplasja me armë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, ku dyshohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votës. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!