Zbardhet dëshmia e Petrit Lazes: Pashë dy të rinj të gjatë, u përleshëm dhe më qëlluan

schedule15:31 - 22 Janar, 2020

schedule 15:31 - 22 Janar, 2020

Biznesmeni Petrit Laze, i cili ra pre e grabitjes në banesën e tij pasi ka kaluar fazën kritike për jetën, duke dhënë edhe dëshminë e tij para oficerëvë të policisë gjyqësore për ngjarjen e rëndë. 61-vjeçari u qëllua me një plumb në barkë nga dy agresorët dhe të njëjtën fat pati edhe gruaja e tij që u plagos në këmbë. Para grupit hetimor, mësohet se Laze ka dëshmuar se autorët i kanë drejtuar armën në kokë, duke i kërkuar paratë dhe çelsin e kafortës që ndodhet në katin e dytë.

“Dëgjova zhurmë te dera dhe dola për të parë. Pashë dy të rinj të gjatë të maskuar dhe me rroba të zeza. Njëri kishte pistolete në dorë ndërsa tjetri një armë tjetër më të gjatë. Më thane: -“duam lekët’! Ku e keni kasafortën? U përleshëm dhe më qëlluan. Pastaj qëlluan dhe Afërditën. Ne ulëritëm, kërkuam ndihmë dhe ata u larguan me vrap”.

Sipas dëshmisë së pronarit të furrës së bukës, grabitësit kanë pasur me vete edhe ngjitës natriban, duke tentuar ta lidhin, por situata doli nga kontrolli pasi ra edhe alarmi dhe në katin e dytë u afrua edhe punëtorët punishtes që ndodheshin në katin e parë.

Gurpi hetimor ka pyetur sëirsh bashkëshorten e biznesmenit, Afërdita Laze. Ajo ka thënë se autorët e kanë kapur vajzën e tyre nga flokët dhe e kanë larguar në dhomë.

“Petriti ndodhej në dhomë në gjumë dhe kur ka dëgjuar krismën e armës ka dalë me vrap. Autorët i kanë drejtuar armën, duke i kërkuar çelësin e kasafortës. Petriti u hodh nga dritarja i plagosur ka marrë një levë dhe është ngjitur në banesë, por autorët pasi kishin kontrolluar banesën u larguan pa mundur të marrin gjë”.

Ekspertët kundër vjedhjeve dyshojnë se grabitësit mund të jenë ndihmuar me informacione nga persona të besueshëm brenda familjes ose të afërm të fisit Laze. Kjo është hera e dytë gjatë 4 viteve të fundit që vila e familjes lazë që ndodhet në zonëne Alliasit është grabitur./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!