Zbardhet dëshmia përpara trupi gjykues e Aleksandër Përdodës, autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Lezhë dy ditë më parë.
Mësohet se Përdoda e ka mohuar lidhjen me këtë ngjarje duke deklaruar se njërin nga viktimat, rapsodin Kolë Murranin e kishte mik dhe nuk e kryente kurrë këtë akt të rëndë.
Ai ka thënë se kishte shkuar në fshat sepse kishte një shtëpi atje dhe se e kishte dëgjuar në televizion lajmin për vrasjen e Kolë Murranit dhe Preng Simonit.
LEXO EDHE: Vrasja e dyfishtë në Lezhë, jepet masa e sigurisë për autorin e dyshuar
“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen, kam qene në fshat atë dite sepse kam shtëpi dhe blegtori dhe shkoj vazhdimisht atje, në orën 10 paradite jam kthyer në Lezhë, dhe lajmin e mora vesh në televizor në orën 14 të pasdites.
Nuk kisha dijeni për ngjarjen. Kam pasur konflikt me Preng Simoni 8 muaj më parë, por që e kishim zgjidhur, u morëm vesh me njëri tjetrin. Me Murranin kam pasur lidhje miqësore, nuk mund ta beja atë krim”, mësohet të ketë thënë Përdoda.
Gazetari i Abc News Gjergj Figuri raprton se Përdoda ka mohuar që të kishte konflikt edhe me Preng Simonin pasi ka deklaruar se i kishin sheshuar debatet që kishin pasur pak kohë më parë.
Megjithatë gjykata vendosi ta lërë në burg Përdodën, ndërkohë që seanca u zhvillua në masa të shumta sigurie nga frika e hakmarrjes nga dy familjet e viktimave.
Lidhur me këtë ngjarje vijon të mbetet në kërkim vëllai i tij Edmond Përdoda i cili dyshohet se e ka ndihmuar të fshehë krimin e kryer./abcnews.al