Zbardhen propozimet e grupi parlamentar “Demokrat” për sistemin zgjedhor

schedule10:35 - 6 Mars, 2020

schedule 10:35 - 6 Mars, 2020

Opozita Parlamentare këtë të premte ka bërë publike propozimet e saj për ndryshimet në sistemin zgjedhore.

ABC News ka siguruar propozimin e grupit parlamentare “Demokrat”, me kryetare Rudina Hajdarin që është dhe pjesë e tryezës së përbashkët të Reformës Zgjedhore, është ndarë në katër opsione kryesore.

Katër opsionet që propozon opozitës parlamentare “Demokrate janë:

1.Sistemi Proporcional Kombëtar – një zonë zgjedhore – kuvendi me 100/140 deputetë; (modeli i Kosovës). Ky është një opsion i cili është propozuar nga deputeti Ralf Gjoni, Nisma Thurje dhe deputeti  Myslim Murrizi, por për realizimin e tij duhet që të bëhen edhe ndryshime në Kushtetutë.

2.Sistemi Propocional Rajonal, i korrektuar me listë kombëtare;

Ky është një sistem i cili kërkon që 100 deputetë do të zgjidhen në 12 njësitë zgjedhore, korresponduese të 12 qarqeve. Numri i mandateve për çdo njësi zgjedhore do të llogaritet duke përdorur si kriter numrin e shtetasve të regjistruar në listën e zgjedhësve në njësinë zgjedhore përkatëse. Ndërsa lista korrektuese kombëtare do të ketë 40 mandate, të përkthyera në 40 deputetë. Nga lista korrektuese kombëtare do të përfitojnë vetëm ato parti politike të cilat, në rang vendi, marrin jo më pak se 2.5% të të gjithë votave të vlefshme

3.Sistemi Propocional Rajonal, me 12 njësi zgjedhore, të grupuara në 4 rajone zgjedhore

Ky ëhstë një opsion që parashikon që rajoni Verior me përbërje: Njësitë Zgjedhore – Kukës, Shkodër, Lezhë, Dibër  27 deputetë. Rajoni Tiranë me përbërje: Njësia Zgjedhore – Tiranë 34 deputetë. Rajoni Qendror me përbërje: Njësitë Zgjedhore – Durrës, Elbasan, Korçë,  Berat 39 deputetë dhe Rajoni Jugor me përbërje: Njësitë Zgjedhore – Fier, Vlorë, Gjirokastër 40 deputetë.

4.Sistemi mazhoritar, i korrektuar me listë propocionale  kombëtare.

Sipas këtij sistemi Kuvendi përbëhet  nga 140 deputetë. 100 deputetë zgjidhen në zona njëemërore, zgjedhje me një raund dhe 40 deputetë zgjidhen në bazë të votave të fituara nga subjektet në rang vendi./abcnews.al