Këtë të mërkurë janë zbardhur emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm që do ngrihet për raportin e Dick Marty.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se nga mazhoranca do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Ermonela Felaj, ndërsa nga opozita do të jenë Myslim Murrizi, Edmond Stojku Enver Roshi.
Pjesë e komisionit do të jetë edhe deputetja Elena Xhina. Ndërkohë pritet që emrat të votohen në Kuvend seancën e së enjtes.
Më datën 26 nëntor Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim kërkesën e shumicës socialiste për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i cili do hetojë raportin e ish-eurodeputetit Dick Marty mbi Kosovën. Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin theksohet se gjatë luftës së UÇK-së janë kryer krime kundër njerëzimit./abcnews.al