Disa raste vjedhjesh në Himarë janë zbardhur nga policia. Një 33-vjeçar është ndaluar nga policia për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi, mbajtja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë muajve shtator dhe tetor 2025, ka kryer disa vjedhje në një market ushqimor, në lagjen “Livadh” në Himarë ku janë vjedhur një shumë prej 800 000 lekësh dhe produkte ushqimore me vlerë rreth 1 000 000 lekë .
Gjatë kontrollit në vendin ku qëndronte ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 mjet prerës thikë, një palë doreza dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjeve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

