Kryetari i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, tetë zyrtarë publikë dhe dy biznesmenë janë arrestuar ditën e sotme pasi akuzohen si të përfshirë në një tender abuziv prej 24 mln lekësh për rehabilitimin e një kanali vaditës.
Zyrtarët publikë në bashkëpunim me dy biznesmenët kanë manipuluar garën për fituesin. ABC ka zbardhur deklaratën e prokurorisë me akuzat për funksionarët publikë dhe dy administratorë biznesesh, Ibrahim Lani dhe Bujar Murati.
Me kërkesë të prokurorisë, gjykata ka vendosur arrest me burg për kryetarin e Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, katër vartës të tij zyrtarë publikë dhe dy biznesmenët ndërkohë që për për katër zyrtarë të tjerë është vendosur masa “arrest shtëpie”.
Konkretisht Tushe akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, ndërkohë që akuzat për të arrestuarit e tjerë lidhen me abuzimin me tenderat publikë. Flamur Peqini i cilësuar si “koka” e grupit që funksiononte brenda zyrave të Bashkisë, akuzohet se ka shfrytëzuar postin e tij si drejtori i Ndërmarrjes së Publike në Bashkinë Lushnje.
Hetimi që nxori zbuluar këtë skemë abuzive kishte nisur prej vitit 2019 kohë kur Tushes iu hodh granatë në zyrë nga ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi.
Arrest me burg
Fatos Tushe- Kryetari i Bashkisë së Lushnjes, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” në bashkëpunim
Flamur Peqini – Drejtori i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje, dyshohet për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim
Ibrahim Lani –Administrator i kompanisë Loti Sh.p.k i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim
Bujar Murati- Administrator i kompanisë Euro Alb shpk, I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsfikimimi i dokumenteve” të kryer në bashkëpunim
Gazment Çela – Zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim
Bektash Nezha –Zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim
Blerta Turku – Zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim
Arrest shtëpie
Xhemal Hasko – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim
Margarita Gjermeni – Zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim
Andri Musho – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim
Ani Simoni – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim
m.v/abcnews.al