“Zarf me lëndë helmuese drejtuar Shtëpisë së Bardhë”

schedule08:08 - 20 Shtator, 2020

schedule 08:08 - 20 Shtator, 2020

Letra është zbuluar në një strukturë shqyrtimi për postën e Shtëpisë së Bardhë.

Siç njoftuan zyrtarët, brenda është gjetur një substancë, e identifikuar si ricin, një helm që  gjendet natyrshëm.

Ndërkohë administrata e Trump, nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me raportet.

Sakaq Byroja Federale e Hetimit dhe Shërbimi Sekret po hetojnë për të zbuluar se si është vendosur kjo paketë.

“Nuk ka asnjë kërcënim të njohur për sigurinë publike”, është shprehur një zyrtar i FBI.

Një zyrtar ka deklaruar se dyshohet se pakoja është dërguar nga Kanadaja, ndërsa prania e ricini u konfirmua pas testeve nga FBI.

/abcnews.al/