Letra është zbuluar në një strukturë shqyrtimi për postën e Shtëpisë së Bardhë.
Siç njoftuan zyrtarët, brenda është gjetur një substancë, e identifikuar si ricin, një helm që gjendet natyrshëm.
Ndërkohë administrata e Trump, nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me raportet.
Sakaq Byroja Federale e Hetimit dhe Shërbimi Sekret po hetojnë për të zbuluar se si është vendosur kjo paketë.
“Nuk ka asnjë kërcënim të njohur për sigurinë publike”, është shprehur një zyrtar i FBI.
Një zyrtar ka deklaruar se dyshohet se pakoja është dërguar nga Kanadaja, ndërsa prania e ricini u konfirmua pas testeve nga FBI.
/abcnews.al/