Zaptuan plazhin publik në Gjipe, nën hetim dy persona. Sekuestrohen çadrat dhe shezlongët

schedule13:12 - 15 Gusht, 2024

schedule 13:12 - 15 Gusht, 2024

Dy persona janë proceduar penalisht pasi kishin zënë hapësirë bregdetare në Gjipe.

Këta shtetas, kishin vënë pa leje, 175 çadra dhe shezlongë në plazh publik.

Ppas sekuestrimit të çadrave dhe shezlongëve, është liruar hapësira bregdetare e zënë në kundërshtim me ligjin.

Kontrollet dhe verifikimet në kuadër të planit operacional “Plazh i lirë”, vijojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!