Zaptuan plazhet, procedohen 2 biznese dhe zyrtarët e taksave në Kavajë

schedule11:00 - 11 Gusht, 2019

schedule 11:00 - 11 Gusht, 2019

Policia vijon aksionin kundër informalitetit duke liruar 1000 m2 plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme në Qerret dhe Spille.

Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete  çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme. Ndërkohë u proceduan 2 përfaqësues të subjekteve private si edhe po ndiqen në gjendje të lirë zyrtarët e tatim-taksave të bashkisë së Kavajës.

Përfaqësuesit e  subjekteve akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe  “Pushtimi i tokës”, pasi kishin zënë hapësirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige në mënyrë të paligjshme./ABC News Albania 24/7

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!