Zaporizhzhia shkëputet sërish nga rrjeti i energjisë, zyrtari ukrainas paralajmëron katastrofë bërthamore

schedule18:22 - 5 Shtator, 2022

schedule 18:22 - 5 Shtator, 2022

Blloku i fundit i reaktorit të punës së termocentralit bërthamor Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia në Ukrainën juglindore është shkëputur pasi bombardimet ruse ndërprenë linjat e energjisë, sipas operatorit shtetëror të energjisë të Ukrainës.

“Sot si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga bombardimet është shkëputur linja e transmetimit (e fundit në punë). Si rezultat, reaktori nr.6, e cila aktualisht furnizon nevojat e vetë e centralit, u shkarkua dhe u shkëput nga rrjeti”, lajmëroi Energoatom.

Reaktori po funksionon dhe po siguron nevojat e vetë centralit për energji elektrike, pavarësisht shkëputjes së tij nga rrjeti, shkruan The Guardian.

Gjeneratorët rezervë me naftë të uzinës, të cilët ofrojnë energji për ftohje në rast mbylljeje, nuk janë ndezur, shtoi Energoatom.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galushchenko, paralajmëroi se bota është edhe një herë në prag të një katastrofe bërthamore pas lajmeve fillestare.

Galushchenko shtoi se e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë bërthamore ishte de-okupimi i centralit bërthamor dhe krijimi i një zone të çmilitarizuar rreth objektit. /abcnews.al