Zaporizhzhia lidhet sërish me rrjetin e Ukrainës

schedule18:43 - 25 Gusht, 2022

schedule 18:43 - 25 Gusht, 2022

Linja e fundit e rregullt e energjisë që furnizon me energji elektrike termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë është restauruar, sipas mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, i cili ka cituar Ukrainën.

Kjo vjen pasi operatori i energjisë bërthamore i Ukrainës, Energoatom, tha se termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia u shkëput nga rrjeti kombëtar i Ukrainës për herë të parë në gati 40 vjet funksionim.

Linja e fundit e energjisë që lidh centralin me rrjetin u ndërpre dy herë nga zjarret në gropat e hirit të një termocentrali aty pranë me qymyr, tha operatori më herët sot.

Shkëputja e centralit rrit rrezikun e dështimit katastrofik të sistemeve të ftohjes për reaktorët e tij dhe shufrat e karburantit të konsumuar, të cilët punojnë me energji elektrike.

Në një deklaratë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha:

Ukraina i tha IAEA-s se ZNPP, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, humbi të paktën dy herë lidhjen me linjën e energjisë gjatë ditës, por se aktualisht ishte përsëri në funksion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!