Zaniolo rikthehet në Itali, kampionët e Europa League sigurojnë shërbimet e “yllit” italian

schedule15:18 - 5 Korrik, 2024

schedule 15:18 - 5 Korrik, 2024

Sezoni i fundit ishte i tmerrshëm. Pas një aventure të dështuar, tek anglezët e Aston Villa, në Premier League, “fantazisti” italian, Nicolo Zaniolo është rikthyer te turqit e Galatasaray, me “Luanët” e Stambollit, që zotërojnë kartonin e tij, që prej shkurtit të vitit 2023, ku arritën ta transferonin, nga “Verdhekuqtë” e Roma.

Mirëpo, duket se “ylli” italian do të tentojë të rifitojë sërish shkëlqimin e tij, teksa prej kohësh përflitej për një kalim të tijin, tek Atalanta, kalim që është zyrtarizuar mesditën e kësaj të premteje, me “Bergamaskët”, që kanë siguruarshërbimet e 25-vjeçarit, të paktën deri në fundin e këtij sezoni, për “qeranë” e të cilit paugn plot 6.4 milionë euro.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, 6.4 milionë eurove, të paguara nga kampionët në fuqi të Europa League i shtohen edhe 2 milionë të tjera bonus, nëse “fantazisti” italian arrin pritshmëritë, te “La Dea”, e në rast se këta të fundit dëshirojnë të mbyllin totalisht marrëveshje duhet të paguajnë edhe 15.5 milionë euro, te klubit turk. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!