Nicolo Zaniolo ka folur për të ardhmen dhe dëshirën e tij. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi italian ka pohuar se do të ishte i gatshëm të luante me Juventus.
“Juve është Juve, edhe pa Champions League apo kupat e tjera.
Nëse ka një mundësi që na bën të tre të lumtur, Galatasaray, unë dhe Juventus, do të isha i gatshëm të tranasferohesha. Përndryshe, jam mirë në Turqi”, është shprehu Zaniolo./h.ll/abcnews.al