Gjykata e Korçës merr vendimin për administrimin e dosjes së Zani Çaushit për të dalë në përfundimin se si është marrë vendimin për dënimin e tij.
Në përfundim të seancës së zhvilluar ditën e sotme, avokati i tij Arben Lera ka deklaruar se në fund të këtij procesi do krijohet një ide më e qartë për dosjen e Çaushit.
“Kemi një dosje komplekse. Me te drejtë gjykata vendosi të administrohet e gjithë dosja me të gjitha aktet. Duke u administruar kjo dosje ne gjykata atëherë do kemi një ide më të qartë për dosjen e Çaushit.
Domethënë do kemi një panoramë të pastër të mënyrave si janë marrë vendimet penale. Kemi dy vendime penale. Është një parim i përgjithshëm , lirisë e individit është themeli bazë. Shteti ka gjykatën, prokurorinë policinë dhe gjyqet. Individët nuk duhet t’i cenohet e drejta”, shprehet Lera.
Më 29 shtator 2020, Caushi i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Korçës, duke kërkuar nga kjo e fundit që ti përllogarisë saktësisht, ditët e vuajtjes së dënimit, duke filluar nga momenti i arrestimit fillestar e deri në këtë periudhë, ku Myrteza Çaushi, ndodhet në burgun e Drenovës./mv.abcnews.al