Zanetti nuk fshihet: Duam të fitojmë Europa League, Conte më ka mahnitur

17:20 | 16/12/201917:200

Inter ishte pranë kualifikimit në 16 skuadrat më të mirë në Champions League, por nuk përfitoi nga një Barcelonë e përgjysmuar dhe pa objektiva duke e humbur ndeshjen decizive. Vendi i tretë i dërgoi zikaltrit në Europa League dhe kundërshtari i radhës është Ludugorets. Zëvendës presidenti i klubit italian, Javier Zanetti analizon përballjen me ekipin bullgar dhe konfirmon objektivin e Interit për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni.

Në kompeticonet europiane nuk ka ndeshje të lehta dhe duhet të përgatisim sa më mirë çdo ndeshje. Vetëm kështu do të evitojmë surprizat e hidhura. Duam të jemi protagonistë, na vjen keq për eliminimin nga Champions, por fusha tregoi se nuk ishim gati. Tani le të përqendrohemi te ky kompeticion që është po kaq i rëndësishëm.

Fitimi i Europa League është objektivi ynë. Historia jonë flet vetë, kemi qenë gjithmonë protagonistë në Champions dhe Europa League. Duhet të besojmë të triumfi dhe të punojmë shumë për ta arritur këtë objektiv.

Conte? Po e shoh nga afër kulturën e tij te punës dhe pasionin që arrin të transmetojë në ekip. Kjo është shumë e rëndësishme për një klub që lufton për objektiva të mëdha. Antonio është shumë i përgatitur, inteligjent dhe ka një personalitet të fortë. Interi është në rrugën e duhur me Conten në pankinë“, përfundon legjenda e klubit zikaltër. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono