Zanetti: Duam të mbrojmë skudeton

schedule19:50 - 8 Janar, 2022

schedule 19:50 - 8 Janar, 2022

Javier Zanetti foli në një intervistë me kanalin e Lega Serie A në YouTube. Ku u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në këto katër muajt e parë të kampionatit, duke u ndalur më pas tek ambiciet e klubit.

“Skuadra e këtij viti më pëlqen shumë, zhvillon një futboll të mirë dhe kjo falë punës së madhe të trajnerit dhe nga i gjithë stafi i tij, si dhe nga djemtë që e ndjekin. Skuadra ndihet e fortë, ata janë të vetëdijshëm që duhet të mbrojnë titullin e fituar vitin e kaluar.

Ata kanë një mentalitet të madh, dhe për një ekip mendoj kjo është thelbësore. Të gjithë ata ndjehen të përfshirë. Ky sezon është shumë i balancuar, përveç nesh ka skuadra të tjera që duan të fitojnë.

Ne duam të mbrojmë Scudetton dhe po e dëshmojmë, por pastaj është Milani, është Napoli , Atalanta … Mendoj se do të jetë kështu deri në fund, nga ana tjetër, kampionati italian është gjithmonë i komplikuar. Asnjë rezultat nuk merret si i mirëqenë, duhet ta përballosh të dielën pas të dielës”, është shprehur Zanetti./ h.ll/abcnews.al