Gazetari dhe analisti i njohur, Lirim Zalla, është i ftuar në studiot e ABC News në emisionin Pressing, aty ku foli për derbin e kryeqytetit. Në fjalën e tij, Zalla tha:
“Normalisht, gjërat nuk fillojnë te kjo që ka ndodhur në stadium, por që më përpara, te rregullat që ka vënë Federata. Kemi pasur kontratë me Ministrinë e Brendshme, nuk e kanë më. Ne jemi ballkanas, nuk jemi në Perëndim. Këtu bëhet një rrëmujë shumë e madhe. Duhet të kemi bashkëpunim me rendin, nëse nuk ka bashkëpunim, nuk ka asgjë. Këtu duhet të sundojë ligji.
Patëm dhe një mbledhje jo shumë interesante me Kryemistrin e Shqipërisë, ku tha 100 ditë. Kanë kaluar shumë ditë dhe nuk është punuar dhe nuk ka asgjë. U ngritën disa grupe pune për dhunën në stadiume, por nuk ka asgjë. Nuk ndalohet dot dhuna në stadiume nëse nuk jemi të gjithë bashkë. Nuk e ndalon dot zoti Naim. Duhet ta marrësh që fëmijë edukatën”./abcnews.al