Zakoni që shkakton mbipeshë: Ushqim përpara televizorit

schedule22:07 - 11 Janar, 2021

schedule 22:07 - 11 Janar, 2021

Njerëzit që konsumojnë ushqime të gatuara në familje dhe që nuk shohin televizor gjatë vakteve, janë më pak të rrezikuar nga mbipesha.

Të dhënat tregojnë se mbipesha është më e pranishme mes të rriturve që nuk hanë ushqime të gatuara në shtëpi.

Sidoqoftë, ajo që për studiuesit ka më shumë rëndësi, është aktivitetet shtesë që njeriu bën gjatë kohës që është duke ngrënë.

Sipas agroweb.org, aktiviteti më i dëmshëm është mungesa e vëmendjes ndaj ushqimit dhe përqendrimi në televizor.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse njeriu është i përqendruar tek televizori, nuk e ka mëndjen tek racionet dhe ushqimet që konsumon.

Duke mos pasur vëmendjen e duhur tek pjata, njerëzit e kanë më të lehtë ta teprojnë gjatë vakteve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!