Zakoni i preferuar që na mbush me rrudha

schedule08:40 - 4 Qershor, 2021

schedule 08:40 - 4 Qershor, 2021

A po planifikoni të shihni filmin tuaj të preferuar horror? Mendohu perseri! Një studim i fundit me 2,000 njerëz zbuloi se shikimi i filmave mund të përshpejtojë shenjat e plakjes.

Ekspertët besojnë se grimasat që bëjmë gjatë shikimit të thrillerave dhe filmave horror, si dhe të qeshurat gjatë një komedie mund të çojnë në shfaqjen e rrudhave në fytyrën tonë.

Studiuesit vlerësuan se fytyrat e shikuesve u tkurrën të paktën njëzet herë nga frika në një film horror, ndërsa në një thriller fytyrat e tyre u tkurrën nga frika, tensioni ose befasia të paktën pesëdhjetë herë.

Në ndërkohë ata qeshën ose buzëqeshën të paktën 115 herë gjatë një komedie.

Dermatologu Dr. Harry Singh komentoi se shprehjet e befasisë dhe mbylljen e syve nga frika “mund të çojnë në rrudha dhe përsëritja e tyre e shpeshtë për një periudhë prej pesë vjetësh mund të çojë në 50% rrudha më të thella të fytyrës”.

Në çdo rast, është mirë ta trajtojmë këtë hulumtim me mjaft kujdes, pasi që mendja e shëndoshë dikton që duhet parë filma horror disa herë në ditë dhe rregullisht, në mënyrë që kontraktimet e frikshme të fytyrës të përfundojnë në rrudha të përhershme dhe të thella, në të njëjtën mënyrë që pirja e duhanit e përditshme dhe e rregullt për një numër vitesh çon në krijimin e rrudhave karakteristike të hollë rreth gojës së një duhanpirësi./abcnews.al