Zakoni i përditshëm që na bën të shtojmë peshë

schedule13:33 - 10 Prill, 2023

schedule 13:33 - 10 Prill, 2023

Humbja e peshës nuk është gjithmonë e lehtë. Në fakt, shpesh, ndërsa mendojmë se po hamë dhe po ushtrohemi siç duhet, mund të bëjmë disa gabime që nuk i kuptojmë dhe mund të na pengojnë qëllimin. Zakonet e përditshme për të cilat ndoshta nuk kemi menduar. Një rast i tillë është një zakon klasik i përditshëm i shumë njerëzve që nuk është tjetër veçse kafeja.

Nëse pini kafe me sheqer, atëherë ndoshta është koha të rishikoni zakonin që në heshtje shton kilogramët. Në fund të fundit, sheqeri nuk ka vend në kafenë tuaj, pasi ai ndryshon shijen e kafesë dhe ju rëndon me kalori të panevojshme. Provoni të filloni ta pini kafen direkt dhe ngadalë do të mësoheni me ndryshimin dhe do ta preferoni në atë mënyrë. Sidomos nëse pini shumë kafe çdo ditë, mendoni se sa kalori do të kurseni në këtë mënyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!